Lajme

Grabitet një pompë e derivateve në Lipjan

08/13/2022 09:07
nga:Astrit Gashi

Një grabitje e armatosur ka ndodhur mbrëmë në një pompë derivatesh në fshatin Poturovc në Lipjan.

Rastin në polici e ka rapotuar viktima mashkull që ishte duke punuar dhe të njëjtit i janë grabitur 400 euro.

“Fsh. Poturovc, Lipjan12.08.2022 – 21:33. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se për deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur mbi 400 euro para të gatshme. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin 24 orësh të policisë.