Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën kanë marrë informata se disa persona, e kanë futur me forcë në veturë një person tjetër në Fushë Kosovë dhe janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Në raportin e policisë thuhet se gjatë patrollimit nga njësiet policore është hasur në rrugë viktima, i cili është dërguar në QKUK për trajtim.
Sipas policisë thuhet se në rast kanë qenë të përfshirë disa të dyshuar, të cilët viktimës i kanë marrë edhe disa gjësente personale dhe disa para.
Lidhur me rastin është arrestuar dhe dërguar në mbajtje një person.