Legjenda e Udineses dhe trajneri aktual i Carrarese, Antonio Di Natale u grabit me armë në shtëpinë e tij në Empoli mbrëmë.
Ish-reprezentuesi italian thuhet se ishte në shtëpi duke darkuar kur një bandë prej të paktën pesë personash hynë, e mbajtën nën kërcënimin e armës dhe e detyruan të dorëzonte një orë Rolex me vlerë rreth 30,000 euro, përcjell GazetaBlic Sport.
Sipas ‘La Nazione’, banda po priste jashtë shtëpisë që një nga palët të kthehej në shtëpi dhe më pas u futën brenda ndërsa dera u hap, duke drejtuar armë dhe thika.
Në atë kohë, Di Natale ishte atje me gruan, fëmijët dhe vjehrrin e tij.
‘Carrarese Calcio’ 1908 lëshoi një deklaratë që konfirmoi se Di Natale ishte grabitur në shtëpinë e tij dhe tregoi solidaritet me trajnerin dhe familjen e tij, të cilët janë të padëmtuar.
Nuk është hera e parë që Di Natale vjedhet në shtëpi, pasi shtëpia e tij u plaçkit në vitin 2012.
/GazetaBlic Sport/


