Një grabitje e armatosur e autoblindit me shuma monetare ka ndodhur në mes të autostradës në Itali në zonën e Sassari.
Të paktën 5 persona të armatosur bllokuan rrugën duke sulmuar autoblindin me para dhe dogjën disa automjete të tjera për të përmbushur skenarin e tyre.
Mes grabitësve dhe rojeve pati shkëmbim zjarri. Njëri nga rojet e autoblindit mbeti i plagosur në këmbë.
Dy të tjerë u plagosën për shkak të zjarrit, ndërsa katër persona të tjerë mbetën të lënduar nga përplasja me automjet në pjesën e pasme.
I plagosur ka mbetur edhe një nga autorët e grabitjes.
Grabitësit u larguan me një kamionçinë dhe një Fiat Panda, që disa minuta më vonë u gjetën të braktisura jo shumë larg vendit të ngjarjes.
Ndërsa policia italiane është në ndjekje të autorëve që grabitën autoblindin me para.
/tvklan/