Shefi i CIA-s, William Burns pas pak pritet të nisë takim në qeveri me kryeministrin e Republikës së Kosovës, Albin Kurti.
Kurti është parë në orët e para të mëngjesit duke hyrë në godinën e qeverisë.
Drejtori i agjencisë më të fuqishme botërore të inteligjencës, zbarkoi të enjten në Prishtinë.
Ai u prit në presidencë nga shefja e shtetit Vjosa Osmani – takim nga i cili nuk pati asnjë detaj.
Më pastaj Burns ka shkuar edhe në ndërtesën e agjencisë homologe të CIA-s, atë të AKI-së.
Aty, sipas të gjitha gjasave, takim ka zhvilluar me kreun e këtij institucioni, Petrit Ajeti. As nga ky takim nuk pati informacione se për çfarë u bisedua.


