Sporti

Goretzka kritikon FIFA-n për shkak të Kupës së Botës në Arabinë Saudite

11/16/2023 17:56
nga:L J

Mesfushori i Bayern Munichut, Leon Goretzka, beson se FIFA nuk ka arritur të korrigjojë “gabimin” e saj në përzgjedhjen e nikoqirëve për Kupën e Botës.

Arabia Saudite është konfirmuar të jetë nikoqire e Kupës së Botës 2034 pasi ishte i vetmi vend që bëri një ofertë përpara afatit të FIFA-s më 31 tetor.

“Dhënia e Kupës së Botës në Katar dhe kriteret që luajtën një rol ishte një gabim. Kjo padyshim nuk është rregulluar për atë të radhës dhe sigurisht që nuk është mirë”, tha Goretzka.

/GazetaBlic Sport