Lajme

Goretzka ka mbetur i zhgënjyer nga Julian Nageslmann

04/27/2024 23:55
nga:Mergim Rreci

Në ndeshjet miqësore të muajit mars ndaj Francës dhe Holandës, në kombëtaren e Gjermanisë bëri shumë përshtypje rikthimi i Toni Kroos.

Por, një tjetër lajm i bujshëm në listën e trajnerit Julian Nagelsmann ishte lënia jashtë grumbullimi e Leon Goretzkas.

Lojtari i Bayern Munich e pranon në një intervistë të fundit se u zhgënjye nga vendimi i Nagelsmann, me të cilin ka bashkëpunuar edhe te bavarezët. Megjithatë, mesfushori shprehet se do të kërkojë të rrisë performancat e tij në mënyrë që të mos humbasë grumbullimin për Europianin që Gjermania do ta luajë në shtëpi.

“Për mua lënia jashtë listës në ndeshjet miqësore të marsit ishte një zhgënjim, nuk e prisja atë vendim të Nagelsmann. Mu desh një ditë për të menduar arsyet e atij vendimi.

Por, nuk humba kohë dhe nisa të punoja për ta rregulluar këtë situatë. Më e mira që mund të bëj është të përmirësoë performancat e mia. Kam besim të madh se do të jem pjesë e Europianit”, u shpreh Goretzka.