Sporti

Goretzka i telefonon Flick, kërkon të transferohet në Barcelonë

01/01/2026 18:03
nga:Mergim Rreci

Mesfushori i Bayern Munich, Leon Goretzka, duket se do të largohet gjatë kësaj vere, dhe tashmë është bërë e ditur se ai do të ishte i hapur për një transferim në La Liga.

Aq më tepër, ai ka qenë në kontakt me trajnerin e Barcelonës, Hansi Flick, lidhur me këtë ide.

Goretzka dhe Bayern janë të lidhur nga kontratë, e cila skadon pas gjashtë muajsh. Klubi bavarez nuk ka bërë asnjë tentativë për të rinovuar me lojtarin dhe ky i fundit ka nisur që të mendojë për hapin e radhës.