GO+Peja ka njoftuar për mbledhjen e përgjithshme dhe ndryshimet e mëdha të ndodhura.
Presidenti i klubit, Fatmir Gashi dhe zv. presidenti, Egzon Burri – kanë përcaktuar bordin e përkohshëm të klubit deri në muajin qershor, ku edhe do të mbahet kuvendi i rregullt për të zgjedhur kryesinë me mandat të plotë.
Si anëtar të bordit, janë emëruar:
* Valbona Bytyqi – ish-basketbolliste
* Vigan Radoni – ish-basketbollist
* Milaim Ukaj – ish-basketbollist
* Arbër Berisha
* Agon Abdyli
Në pozitën e Drejtorit Sportiv të klubit, është emëruar Arbër Elshani, kurse Ervin Muharremi është rikthyer në rolin e tij në administratë të klubit.
/GazetaBlic Sport/


