Sporti

GOOOOOL/ Ballkani në avantazh ndaj Larne, realizon Albion Rrahmani

07/25/2023 21:14
nga:L J

Ballkani ka fituar penallti ndaj ekipit nga Irlanda e Veriut, Larne FC në minutën w 25’të të duelit.

Sulmuesi kosovar, Albion Rrahmani mori përsipër ekzekutimin e penalltisë, me ç’rast edhe e dërgoi topin në rrjetë, shkruan GazetaBlic Sport.

Rrahmani ishte i saktë nga pika e bardhë me goditjen e tij të fuqishme.

Rezultati momental i takimit është 1-0.

Kujtojmë se kjo është ndeshja e parë e raundit të dytë kualifikues të Conference League.

/GazetaBlic Sport