Kombëtarja e Kosovës U17 ka kaluar në epërsi ndaj Moldavisë U17.
Kosova ka gjetur golin në fundin e pjesës së parë me kapitenin Rin Ahmeti, shkruan GazetaBlic Sport.
Ahmeti ka shënuar gol pas 41 minutave lojë, duke kaluar kombëtaren tonë në avantazh.
Rezultati aktual i takimit është 1-0.
Ky duel po zhvillohet në kuadër të raundit të dytë të Ligës B në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2025.
/GazetaBlic Sport

