Samsung po përgatitet të prezantojë të paktën dy modele të reja, Galaxy A35 dhe A55.
Informacioni për të dy pajisjet doli së fundmi, por ende nuk është konfirmuar asgjë zyrtare.
Këtë herë specifikat kryesore të Galaxy A35 i ka zbuluar Google e jo Samsung, transmeton Telegrafi.
Falë një listimi në Google Play Console, ne e dimë se Galaxy A35 do të mundësohet nga procesori Exynos 1380. Gjithashtu, do të ketë G 6B RAM dhe një ekran me rezolucion 2340×1080 piksel.
Modeli i ri përmban edhe një ekran Infinity-O, dhe vjen me ndryshim të dizajnit që nga Samsung njihet si “Key Island”.
Galaxy A55 ka të ngjarë të prezantohet në të njëjtën kohë me A35, megjithëse ende mbeten vetëm supozime.