Sporti

Gomez zbulon gjithçka: Isha pranë transferimit tek Atletico, por kisha frikë nga Simeone

04/25/2024 17:01
nga:Mergim Rreci

Ish-reprezentuesi gjerman, Mario Gomez zbuloi se ishte afër bashkimit me Atletico Madrid kur u largua nga Bayern në verën e vitit 2013, por trajneri i Colchoneros e bëri atë të refuzonte këtë mundësi.

“Atletico Madrid më bëri ofertën më të mirë kur u largova nga Bayerni, por kisha frikë nga Diego Simeone”, shpjegoi sulmuesi, i cili i dha fund karrierës së tij në vitin 2018, në podcastin Phrasenmaher , duke shtuar: “E dija se mënyra ime e të luajturit nuk ishte dhe nuk përshtatet me stilin e tij të futbollit”, transmeton GazetaBlic Sport.

Mario Gómez kujtoi gjithashtu një tjetër propozim që vinte nga kryeqyteti spanjoll: “Real Madridi donte që unë të konkurroja me Karim Benzema, i cili nuk po bënte një sezon të mirë në atë kohë. Florentino Pérez është si Uli Hoeness dhe Karl-Heinz Rummenigge te Bayern dhe unë nuk isha atje për këtë.”

Largimi i tij nga Bayerni, klubi që ai përfaqësoi nga 2009/10 deri në 2012/13, u diskutua edhe nga ish-lojtari 38-vjeçar. “Ndjeva sikur më nxorën nga Bayerni me një shtrëngim duarsh në fund”, ka rrëfyer Mario Gómez, i cili përveç bavarezëve përfaqësoi Shtutgartin, Fiorentinën, Besiktashin dhe Wolfsburgun.

/GazetaBlic Sport/