Gian Piero Gasperini i përgjigjet Papu Gomez, ish-kapitenit të Atalantës i cili sot, në një intervistë për gazetën ‘La Nacion’, foli me fjalë shumë të ashpra për ish -trajnerin e tij, duke e cilësuar atë si fajtorin kryesor të largimit të tij nga ekipi italian.
“Ai u përpoq të më sulmonte fizikisht,” tha Gomez.
Fjalë të cilave Gasperini iu përgjigj si më poshtë:
“Sjellja e tij brenda dhe jashtë fushës ishte bërë e papranueshme për trajnerin dhe shokët e tij të skuadrës. Agresioni fizik ishte i tiji, jo i imi, por arsyeja e vërtetë që ai u largua nga Bergamo është sepse ai nuk respektoi seriozisht pronarët e klubit”, tha Gasperini për Gazzetta Dello Sport.
/GazetaBlic Sport


