Sporti

Goli më i mirë i sezonit? 19-vjeçari realizoi gol fantastik nga gjysma e fushës

10/23/2023 09:00
nga:L J

Monaco ka mposhtur Metz-in me rezultat 2:1 në xhiron e nëntë të kampionatit francez.

Skuadra mysafire kaloi në avantazh që në minutën e katërt me golin fantastik të Lamien Camara, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori senegalez, i cili bëri paraqitjen e nëntë për Metz në Ligue 1, mori topin në qendër të fushës. Ai vuri re se portieri i Monacos, Philipp Kohn, ishte larg portës, ndaj e goditi me të parën dhe shënoi ndoshta golin më të bukur të sezonit.

Ja pamjet: