Sporti

Goli i Vojvodës e dërgon Parmën në Serie B

05/03/2021 22:53
nga:Lorik J

Torino dhe Parma u ballafaquan sot në kuadër të xhiros së 34’të të Serie A.

Torino e mposhti Parmën me rezultat minimal 1-0, shkruan GazetaBlic Sport.

Golin e fitores për Torinon e realizoi përfaqësuesi i Kosovës, Mërgim Vojvoda.

Me këtë humbje Parma edhe matematikisht ka humbur shanset që të qëndroj në Serie A.

Edicionin e ardhshëm 2021/22, Parma do të luaj në ligën e dytë të Italisë, më saktësisht në Serie B.

Ndërkaq Torino ndodhet e 15’ta në tabelë me 34 pikë, 3 më shumë se Beneveto e cila ndodhet në zonën që dërgon në Serie B.

/GazetaBlic Sport/