Sporti

Goli i Shaqirit i pamjaftueshëm, Zvicra eliminohet nga Euro 2020, Spanja në gjysmëfinale

07/02/2021 20:43
nga:E K

Zvicra dhe Spanja kanë barazuar në kohën e rregulltë të takimit me rezultat 1-1.

Të parët në avantazh kaluan spanjollët falë një autogoli të Denis Zakaria në minutën e 8’të të takimit, shkruan GazetaBlic Sport.

Me këtë gol të tij u mbyllë pjesa e parë.

Në pjesën e dytë zviceranët ishin më ofanziv, dhe arritën të barazojnë rezultatin.

Golin e barazimit e shënoi, Xherdan Shaqiri në minutën e 68’të të takimit.

Dhjetë minuta më pas Freuler u largua nga loja pas kartonit direkt të kuq duke e lënë kështu Zvicrën me 10 lojtarë në fushë.

Megjithatë Spanja nuk arriti të përfitoi nga epërsia numerike në fushë dhe takimi u mbyllë me rezultat të barabartë 1-1.

Edhe në vazhdime Spanja nuk përfitoi dhe pas 30 minutave lojë nuk u shënua asnjë gol.

Spanja në penallti ishte më e mirë dhe fitoi me rezultat 1-3, duke kaluar kështu në gjysmëfinale të Euro 2020.