Sporti

Goli i dytë në Bundesliga, talenti shqiptar vulos fitoren

04/06/2024 17:16
nga:E K

Brajan Gruda ka shënuar për Mainzin, skuadër që po lufton për të siguruar qëndrimin në Bundesliga.

Sulmuesi i talentuar shqiptar, realizoi golin e dytë për ekipin e tij në takimin shtëpiak kundër Darmstadtit të Klaus Gjasulës (i pezulluar me kartonë).

Ishte minuta e 60’ kur Mainzi gjeti golin e qetësisë. Gafë e miqve, asist i Burkardt dhe gol i 19-vjeçarit shkodran.

Ky është goli i dytë në Bundesliga gjatë këtij edicioni për Grudën, me Mainzin që është shumë afër sigurimit të një fitoreje jetike.