Këtë të mërkurë, Barcelona mposhti Dinamon e Kievit në Camp Nou me rezultat 1-0, me golin e katalunasve që u shënua nga qendërmbrojtësi, Gerrard Pique.
Goli i Pique kishte një shije të veçantë për lojtarin spanjoll, përcjell GazetaBlic Sport.
Me golin e shënuar kundër ukrainasve, mbrojtësi spanjoll arriti një rekord historik në kompeticionin më të rëndësishëm të klubeve të UEFA-s “Champions League”.
Pique shënoi golin e tij të 16-të në Ligën e Kampionëve, duke u bërë një ndër mbrojtësit me më së shumti gola të shënuar në historinë e këtij kompeticioni, përkrah mbrojtësit brazilian, Roberto Carlos dhe bashkatdhetarit të tij Sergio Ramos.
/GazetaBlic Sport/


