Sporti

Goli i anuluar që shkaktoi polemika, Leipzig vjen me reagim epik në rrjetet sociale

02/13/2024 23:56
nga:Mergim Rreci

Kanë përfunduar dy ndeshjet e mbrëmjes së sotme në Ligën e Kampionëve.

Real Madrid ka triumfuar ndaj skuadrës së Leipzig në Gjermani, 0 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.

Brahim Diaz realizoi golin e vetëm në këtë takim, duke i dhënë fitore e madhe skuadrës së tij. Gjermanët kishin disa mundësi shumë të mira për gol, por i shpërdoruan ato.

Shkak i disa polemikave pas ndeshjes është bërë një gol i anuluar për ekipin gjerman që në minutën e dytë të takimit.

Sesko dërgoi topin në rrjetë me kokë por gjyqtari, i sinjalizuar nga VAR-i, anuloi duke menduar se Hainrihs kishte penguar Lunin me veprimin e tij, duke u cilësuar kështu në pozicion jashtë loje.

Në rrjetet sociale shpërtheu debati nëse ai gol duhej anuluar apo jo dhe vetë kubi i Leipzig i ka hedhur benzinë zjarrit me një postim ironik dhe polemizues. Aty shfaqej një foto e Carlo Ancelottit në një nga momentet e tij ikonike, me vetullën e ngritur lart.

“Ne në minutën e 2-të”, shkruante klubi gjerman në këtë postim, duke lënë të kuptohet se ende ishin të paqartë pse u anulua goli i avanatzhit të tyre.