Sporti

Golden State Warrios fiton titullin e kampionit në NBA, shkëlqen Curry

06/17/2022 08:16
nga:Mergim Rreci

Golden State Warriors kanë fituar titullin e tyre në NBA për herë të katërt në tetë vitet e fundit.

Ata kanë mposhtur Boston Celtics 103-90 në ndeshjen 6 të serisë në TD Garden të enjten mbrëma, përcjell GazetaBlic Sport.

Curry e përfundoi ndeshjen mbresëlënëse të serisë me 34 pikë, shtatë kërcime dhe shtatë asistime, duke shtuar një kapitull tjetër në karrierën e tij tashmë të shquar.