Sporti

Golden State Warriors fiton edhe ndeshjen e dytë ndaj Dallas Mavericks, shkëlqen Luka Doncic me 42 pikë

05/21/2022 09:53
nga:Mergim Rreci

Pas fitores 112-87 ndaj Dallas Mavericks, Golden State Warriors fitoi sërish në ndeshjen e dytë, këtë herë me rezultatin 126-117.

Luka Doncic raelizoi 42 pikë në këtë takim për skuadrën e tij, me Mavericks që shkuan në pushim të pjesës së parë në avantazh, 72-58, përcjell GazetaBlic Sport.

Por, në pjesën e dytë, gjithçka ndryshoi për skuadrën e Chase Center, duke luajtur para publikut të tyre: Stephen Curry, Kevon Looney dhe Jordan Poole, shpërthyen me paraqitjet e tyre, duke arritur fitoren me përmbysje të madhe.

Luftëtarët kryesojnë finalen e konferencës 2-0 dhe ushtrojnë presion mbi Mavericks, të cilët kanë ende dy ndeshje për të përfunduar, tani në terrenin e tyre në Dallas.

/GazetaBlic Sport/