Golden Eagle Ylli e ka pësuar humbjen e radhës.
Kampioni i Superligës është mposhtur nga Sigal Prishtina në Suharekë, shkruan GazetaBlic Sport.
Rezultati përfundimtar ishte 56-77.
Kjo është humbja e dytë radhazi për Golden Eagle Yllin, pasi që në ndeshjen e parë humbi nga Rahoveci.
Në anën tjetër, Sigal Prishtina e gjen fitoren e parë, pasi që edhe ajo humbi në takimin e parë nga Peja.
/GazetaBlic Sport/


