Sporti

Golden Eagle Ylli ironizon me Pejën pas fitores në gjysmëfinale

03/29/2024 18:02
nga:Mergim Rreci

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në gjysmëfinalen e parë të Ligës Unike.

Skuadra nga Suhareka e ka mposhtur Pejën, duke triumfuar me rezultat 91 me 62, shkruan GazetaBlic Sport.

Në momentet më të rëndësishme të këtij takimi, basketbollistët e Golden Eagle Yllit ishin më të fokusuar, duke fituar dhe dominuar ndeshjen.

Skuara nga Suhareka ka ironizuar me kundërshtarin me anë të një postimi pas ndeshjes, duke shkruar se Peja mbeti pa energji në çerekun e katërt.