Sporti

Golden Eagle Ylli ia ‘terron semaforin’ e ri Pejës, triumfon në ‘Karagaçi’

03/16/2024 20:56
nga:Mergim Rreci

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në ndeshjen e sotme ndaj Pejës.

Skuadra nga Suhareka e mposhti atë të drejtuar nga trajneri Hadar, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 72 me 73, atje ku duhet cekur që të dy ekipet dhuruan një paraqitje të mirë.

Megjithatë, në momentet më të rëndësishme, skuadra e Golden Eagle Yllit arriti të jetë më e koncentruar dhe të siguroi fitoren.

/GazetaBlic Sport/