Sporti

Golden Eagle Ylli është finalisti i parë i Ligës Unike, triumfon ndaj Pejës

03/29/2024 17:49
nga:Mergim Rreci

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në gjysmëfinalen e parë të Ligës Unike.

Skuadra nga Suhareka e ka mposhtur Pejën, duke triumfuar me rezultat 91 me 62.

Ishte një ndeshje shumë interesante, me të dy skuadrat që kërkuan fitoren dhe finalen e madhe.

Megjithatë, në momentet më të rëndësishme të këtij takimi, basketbollistët e Golden Eagle Yllit ishin më të fokusuar, duke fituar dhe dominuar ndeshjen.

Kujtojmë që kjo skuadër në finale do të përballet me fituesin e ndeshjes, Sigal Prishtina – Trepça.

/GazetaBlic Sport/