Një tjetër spektakël vjen sonte në basketbollin kosovar.
Golden Eagle Ylli dhe Peja do të pëballen në ndeshjen e tretë në gjysmëfinale, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas tri ndeshjeve të luajtura deri më tani, Peja është në epërsi 2:1 dhe ndeshja e radhës zhvillohet në palestrën “13 Qershori” sonte prej orës 20:30.
Të dy skuadrat janë maksimalisht të motivuara, suharekasit për ta barazuar serinë në 2 me 2, kurse pejanët për kalimin e madh në finale.
/GazetaBlic Sport/