Showtime

Gold Ag reagon ashpër ndaj deputetëve që votuan pro Kodit Civil

03/16/2022 20:32
nga:Donika Fetahu

Sot Kuvendi i Kosovës ka dështuar të votojë në lexim të parë Projektkodin Civil të Kosovës.

Pro projektkodit civil kanë votuar 28, kundër 29 dhe 4 kanë abstenuar.

Debati kryesor lidhur me Kodin Civil është zhvilluar sa i përket martesave të së njëjtës gjini në Kosovë.

E i menjëhershëm ishte edhe reagimi i këngëtarit shqiptar, Arian Agushi i njohur si Gold Ag.

Ai shumë shpesh e ka potencuar qëndrimin e tij sa i përket këtij Kodi Civil, ku gjithmonë ishte kundër.

Reagimi i këngëtarit ka shkuar direkt për deputetët të cilët votuan pro.

Përmes një postimi në “Facebook”, ai është shprehur rëndë.

“A ka ndonjë listë dikush, të di kujt të mos me i fol as për dore më? Se dora që e votoi s’mundet me prek dorën time!”, ka shkruar këngëtari shqiptar.