Showtime

Gold Ag kërkon lejimin e shamisë, i bashkohet peticionit

08/11/2022 19:24
nga:G C

Në rrjete sociale tash e sa ditë ka filluar një kampanjë për ndryshimin e udhëzimit administrativ për lejimin e shamisë në shkolla.

Ndërsa sot është lansuar websajti për peticionin për ndryshimin e këtij udhëzimi.

Këtë peticion e ka përkrahur edhe artisti i njohur shqiptar Gold Ag me anë të një statusi në Facebook.

“Nënshkruaje”, shkroi ai krahas linkut të peticionit.

Ndryshe para disa kohësh Goldi në emisionin ‘Mirage’ foli rreth përkushtimit ndaj fesë ku ndër tjerash tha se “Ka dashtë Zoti që më këtë fe unë më ra në shina të jetës”.