Sporti

Golat më të bukur në kualifikueset e “Euro 2024”, dy lojtarë të Shqipërisë në podium

12/01/2023 18:24
nga:E K

EFA ka publikuar rezultatet pas votimit të fansave për golin më të bukur të kualifikueseve të “Euro 2024”.

Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare, Jasir Asani dhe Kristjan Asllani, janë renditur në podium.

Sulmuesi anësor i Kombëtares, Asani, është renditur i dyti me vota për golin e shënuar kundër Polonisë në “Air Albania”, ndërsa mesfushori Asllani i treti për golin kundër Ishujve Faroe.

Vendin e parë e ka zënë lojtari i Kazakistanit, Askhat Tagybergen, me golin e shënuar me një “volej” kundër Danimarkës.

Më poshtë ju sjellim renditjen e 10 golave më të votuar nga fansat:

Askhat Tagybergen | Kazakistan-Danimarkë

Jasir Asani | Shqipëri-Poloni

Kristjan Asllani | Ishujt Faroe-Shqipëri

Emin Makhmudov | Azerbajxhan-Suedi

Yunus Akgun | Turqi-Letoni

Zan Vipotnik | Kazakistan-Slloveni

Kylian Mbappe | Francë-Gjibraltar

Sandro Wolfinger | Bosnje Hercegovine-Lihtenshtejn

Leandro-Trossard | Belgjikë-Estoni

Bukayo Saka | Angli-Maqedoni e Veriut