Sporti

Gola me shumicë, Harry Kane 400 finalizime për “zero” trofe në karrierë

04/30/2024 12:45
nga:Mergim Rreci

Një nga transferimet më të bujshëm të verës 2023 ishte padiskutim kalimi i Harry Kane nga Tottenham te Bayern Munich, me gjermanët të cilët shpenzuan jo pak, por afro 100 milionë euro.

Tani, kur sezoni është pranë fundit, Kane dhe Bayern dështuan në tokën gjermane, pasi sezoni nisi me humbjen në Superkupë ndaj Leipzig, e më pas titulli kampion që rezultoi një mision i pamundur, me Bayer Leverkusen që triumfoi, teksa edhe në Kupë bavarezët nuk ia dolën.

Por, pavarësisht sezonit jo të mirë, Harry Kane ka bërë diferencën te rekordmenët gjerman, me sulmuesin anglez që deri më tani ka pasur një ndikim të rëndësishëm, me 35 gola në 31 ndeshje vetëm në kampionati, me 30-vjeçarin që kryeson listën e golashënuesve në Bundesliga.

Me dopietën e shënuar ndaj Eintracht Frankfurt gjatë fundjavës, Kane tani numëron 400 gola në karrierë, me sulmuesin që luan në futbollin profesionist prej sezonit 2010-2011.

30-vjeçari ka shënuar 62 gola me Anglinë dhe është golashënuesi më i mirë i historisë së “Tre Luanëve”, teksa shumicën e golave e ka shënuar me ish-ekipin e tij, Tottenham, 280 finalizime. Me bavarezët, Kane ka prekur shifrën e 42 golave, ndërsa në fillimit e karrierës ai realizoi 9 gola me Millwall, 5 me Leyton Orient dhe 2 me Leicester City.

Në total 400 gola në karrierë, duke treguar se pavarësisht moshës, apo ndryshimit të kampionatit, Kane mbetet i njëjti, një makineri perfekte goli, teksa në karrierën e tij, trofetë kanë qenë problemi i vetëm, me sulmuesin që deri më tani nuk ka fituar asnjë trofe dhe gjithçka ka mbetur nga ky sezon është UEFA Champions League.