Deputeti i VV-së, Ardian Gola thotë se grevës po i vie fundi teksa e quan dramë me shumë aktorë, raporton GazetaBlic.
Gola në seancën parlamentare të Kuvendit, tha se presidentja Osmani dhe këshilli i prindërve dhanë kontributin e tyre për kalimin e kësaj situatë.
“Dramës shoqërore të grevës po i vie fundit, kjo dramë me shumë aktorë, nga presidentja e vendit e deri tek këshilli i prindërve të cilët ofruan kontributin e tyre në kalimin e një ngërçi më shumë se një mujor.
Të gjithë sot, e mirëpresim vendimin e sindikatës që të reflektojë duke iu kthyer dialogut të brendshëm dhe për ta mundësuar dialogun e jashtëm social”, thotë Gola.
Gola shtoi se mësimdhënësit, duhet të çlirohen nga trysnika sindikale.
Ai përgëzoi edhe Qeverinë.
“Mësimdhënësit duhet të çlirohen nga trysnia sindikale, për të kaluar një situatë e cila rëndon më së shumti në ta dhe mbi fëmijët. Ndërsa Qeverinë duhet përgëzuar se po i qëndron besnik trajtimit të barabartë të punëtorëve”, tha Gola.
/GazetaBlic/


