Sporti

Gol vendimtar në Champions, Asani: I lumtur për skuadrën, shpresoj që të shënoj sa më shumë

11/27/2024 20:34
nga:L J

Goli i Jasir Asanit i dhuroi fitoren Gwangju-së, në ndeshjen e Champions League të Azisë, ndaj Shanghai Shenhua.

Pas ndeshjes, sulmuesi shqiptar, u shpreh i lumtur që ndihmoi skuadrën për marrjen e 3 pikëve.

“Unë i thash trajnerit se nëse hyj në fushë, unë do të shënoj me prekjen e parë. E thashë këtë sepse e parandieja.

Dëshiroj të shënoj më shumë që të ndihmoj ekipin të marrë 3 pikët në çdo përballje. “, theksoi Asani.