Sporti

Gol dhe rekord, Muller shkruan historinë me Bayern Munchen

09/01/2024 22:11
nga:Lorik J

Thomas Muller mbetet një legjendë. Sulmuesi i njohur luajti sot ndeshjen e 710-të me Bayern Munchen, një rekord absolut.

Muller lë mbrapa edhe Sepp Maier, duke u shndërruar në futbollistin me më shumë paraqitje me bavarezët.

34-vjeçari festoi me një gol sot, në ndeshjen e fituar 2-0 ndaj Freiburg, takim ky që shkoi për llogari të kampionatit gjerman.

Ai ka mbajtur veshur fanellën e Gjermanisë për 131 ndeshje, ku ka realizuar edhe 45 gola.