Sporti

‘Goditje’ për Marokun, Saibari dëmtohet dhe largohet në minutën e 22-të ndaj Kanadasë

07/04/2026 19:25
nga:Mergim Rreci

Maroku ka marrë një lajm shqetësues gjatë përballjes ndaj Kanadasë në fazën me eliminim direkt të Kupës së Botës 2026, pasi Ismael Saibari u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 22-të për shkak të një dëmtimi.

Mesfushori ofensiv shfaqi shenja dhimbjeje gjatë lojës dhe stafi teknik vendosi ta zëvendësojë menjëherë, për të shmangur përkeqësimin e situatës.

Largimi i Saibarit është një shqetësim i madh për Marokun, duke pasur parasysh formën e shkëlqyer që ai ka treguar në këtë Botëror.

Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë, 25-vjeçari u zyrtarizua si transferimi më i ri i Bayern Munich, pasi kampionët e Gjermanisë arritën marrëveshje me PSV Eindhoven për transferimin e yllit maroken.

/GazetaBlic Sport/