Sporti

“Goditje” e sulme verbale në mes Wilder e Furyt, pritet një luftë e jashtëzakonshme mes dy boksierëve

10/05/2021 13:07
nga:Mergim Rreci

Deontay Wilder po mburret me “nokautin” e tij që e regjistroi gjatë luftës së parë kundër Tyson Fury.

Lufta mes dy boksierëve po bëhet gjithnjë e më interesante dhe pikërisht ditën e shtunë pritet të jetë një pëballje spektakolare, shkruan GazetaBlic Sport.

Wilder tani është zotuar se do të përmbys humbjen nga lufta e dytë dhe se do të jetë ai përsëri një kampion bote.

“Epo ju e dini që unë tashmë e kam rrëzuar Tyson Fury një herë më parë,” tha Wilder për BT Sport Box Office.

“Unë jam i sigurt se ai e përsërit atë në kokën e tij pa pushim, kjo është arsyeja pse ai është aq i guximshëm të thotë se jam njeriu më i rrezikshëm në botë, sepse unë vazhdojë të jem frika e tij”, përfundoi Wilder.

Në anën tjetër, Fury refuzoi të komentoi deklaratën e tij, por tha se do ta fitojë këtë përballje pa asnjë problem.

/GazetaBlic Sport/