Nga Anglia, një tjetër rast lind kur lojtarët shkelin rregullat e basteve sportive.
Këtë herë është mesfushori i West Ham, Lucas Paquetá , i cili akuzohet se ka ndikuar në rezultatet e basteve në katër raste, transmeton GazetaBlic Sport.
Kundër Leicester City, në 2022, dhe kundër Aston Villas , Leeds United dhe Bournemouth , në 2023, braziliani u përfshi në çështje bastesh, sipas deklaratës nga Federata Angleze, transmeton GazetaBlic Sport.
“Lojtari ka afat deri në datën 3 qershor për t’iu përgjigjur këtyre akuzave, si dhe për të kërkuar shtyrjen e këtij afati”, thuhet në mesazh, duke përfunduar me informacionin se “Federata nuk do të bëjë asnjë koment të mëtejshëm derisa çështja të mbyllet”.
/GazetaBlic Sport/