Sporti

Goditje e madhe për Milanin, lëndohet Kyle Walker

04/09/2025 09:25
nga:Lorik J

Kyle Walker ka pësuar një goditje të rëndë pasi pësoi një thyerje të bërrylit të djathtë gjatë stërvitjes të martën, zbulon Gazeta dello Sport.

Më vonë, Milani lëshoi ​​informacionin zyrtar se Walker i ishte nënshtruar një operacioni urgjent dhe data e kthimit të tij mbetet e paqartë.

Milani po hyn në një seri të vështirë me ndeshje të rëndësishme në Serinë A dhe Kupën e Italisë, përfshirë derbin me Interin më 23 prill.

“Kyle Walker ka pësuar një frakturë në bërrylin e tij të djathtë. Për të arritur një shërim më të mirë dhe për të optimizuar kohën e rikuperimit, lojtari iu nënshtrua operacionit sot në Milano. Operacioni ishte një sukses i plotë. Kyle do të fillojë menjëherë rehabilitimin e tij”, shkroi Milan.

/GazetaBlic Sport