Në kuadër të xhiros së 13-të të kampionatit spanjoll,Real Madrid humbi nga Rayo Vallecano 3:2 dhe kështu përjetoi humbjen e parë të këtij sezoni në La Liga.
Për vendasit shënuan Santi Comesana, Alvaro Garcia dhe Oscar Trejo, ndërsa për Realin shënuan Luka Modric dhe Eder Militao.
Valverde’s shot against Rayo actually ended up in an apartment’s balcony. ????
Camavinga Modric Vardrid Tchouameni Benzema La Liga #T20WorldCup2022 Courtois Kroos pic.twitter.com/fljrEF9P6g
— Black Bleed (@Vester_vee) November 7, 2022
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, vendosi Federico Valverde në formacionin fillestar. Mesfushori uruguaian shënoi tetë gola në 19 paraqitje këtë sezon. Ai tentoi të shënonte kundër Rayos, por nuk e kapi mirë topin pas goditjes nga këndi dhe e nxorri jashtë stadiumit.
Pranë stadiumit të Rayo, i cili ndodhet në Madrid, ndodhet një ndërtesë banimi. Njerëzit po shikonin ndeshjen nga ballkoni i një prej apartamenteve, ndaj topi, të cilin Valverde u përpoq ta dëtgonte në portë, hyri në banesë dhe për pak i goditi.
/GazetaBlic Sport


