Sporti

Goditi tifozin pas ndeshjes, FA merr vendimin për trajnerin Patrick Vieira

05/25/2022 17:29
nga:Mergim Rreci

Patrick Vieira nuk është dënuar nga Federata Angleze e Futbollit, pas gjestit të bërë në fund të ndeshjes kundër Everton.

Trajneri i Crystal Palace u provokua nga një prej tifozëve të skuadrës vendase në fund të takimit, kur fusha u pushtua nga tifozët.

FA nisi hetimin për ngjarjen, por sot ka vendosur që të mos e dënojë francezin që ka shkëlqyer si futbollist me fanellën e Arsenal në Premier League.