Policia e Londrës ka identifikuar tifozin që sulmoi Aaron Ramsdale me një goditje pas ndeshjes mes Tottenhamit dhe Arsenalit.
Joseph Watts, 35 vjeç, do të paraqitet para Gjykatës së Highbury të premten më 17 shkurt, përcjell GazetaBlic Sport.
“Një burrë është akuzuar se ka sulmuar një lojtar të Arsenalit pas një ndeshjeje në stadiumin Tottenham Hotspur të dielën më 15 janar,” thuhej në deklaratë të Policisë Metropolitane.
“Joseph Watts, 35 vjeç, nga Hackney, u akuzua të martën më 17 janar, duke shkelur një zonë ngjitur me zonën e lojës dhe duke hedhur një fishekzjarre”
/GazetaBlic Sport


