Kylian Mbappe ishte një nga yjet e ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Botës Francë-Marok. Sulmuesi francez nuk shënoi gol, edhe pse ai kontribuoi në fitoren 2-0.
Që në fillim kamerat e fiksuan dhe kapën pamjen që ai goditi aksidentalisht një tifoz gjatë nxemjes.
Mbappe po provonte gjuajtjet në portë kur njëri prej tyre shkoi drejt e në tribunë, duke goditur në fytyrë një tifoz francez. Spektatori u rrëzua dhe ishte me hundë të përgjakur dhe kur e pa ylli francez nuk ka nguruar të kapërcejë gardhin që kufizon fushën dhe të arrijë në tribunë për të kërkuar falje.
Tifozi mezi e kuptoi se çfarë po ndodhte, por padyshim që do të vlerësojë detajin që Mbappe bëri pas asaj që ndodhi./ss/