Të hënën në Gjilan, një person nga pakujdesia ka goditur me veturë një femër, e cila ishte duke e kaluar rrugën.
Sipas raportit të policisë, i dyshuari është larguar nga vendngjarja.
Viktima ka pësuar lëndime trupore, dhe pas tretmanit mjekësor është liruar, kurse rasti vazhdon të jetë nën hetime


