Lajme

Goditi me shuplakë e kërcënoi me armë gruan e tij, arrestohet burri në Prishtinë

10/17/2023 09:42
nga:N K

Është arrestuar një person në Prishtinë nën dyshimet se ka goditur me shuplakë dhe e ka kërcënuar me armë bashkëshorten e tij.

Sipas policisë, nga i dyshuari është sekuestruar një armë e gjatë, një pistoletë me dy karikatorë dhe 5 fishekë.

I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.