Lajme

Goditet një këmbësor nga vetura në rrugën Podujevë-Prishtinë

08/24/2026 22:28
nga:G B

Një këmbësor është goditur nga një veturë në rrugën Podujevë-Prishtinë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë sëpër rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Sipas saj, aksidenti ka ndodhur rreth orës 20:30, ndërsa në të janë përfshirë një automjet dhe një këmbësor.

Si pasojë e aksidentit, këmbësori ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor.

“Me rastin po merret njësiti i trafikut rajonal”, tha Ahmeti.