Lajme

Goditet nga vetura një këmbësor në Zubin Potok

02/16/2026 10:17
nga:G B

Një këmbësor është goditur mbrëmjen e së dielës si pasojë e një aksidenti trafiku të ndodhur në Zubin Potok.

Sipas raportit 24-orësh, qytetari kosovar u përfshi nga një automjet në lëvizje, të cilin e drejtonte një burrë kosovar, dhe u dërgua në spitalin rajonal për tretman mjekësor.

“Rasti është duke u trajtuar nga njësitë relevante”, thuhet në raportin e Policisë.