Lajme

Goditet nga rryma një 49 vjeçar në Prishtinë

06/29/2021 10:34
nga:Y I

Sot rreth orës 09:30 në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë, një person është goditur nga rryma.

49 vjeçari është dërguar në QKUK për trajtim të mëtejshëm.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që janë njoftuar ekipet e KEDS-it”.

Lajmin e ka konfirmaur për “Gazeta Blic” Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës.

“Rreth orë 09:30 është pranuar informata se në rrugën “Musli Mulliqi” në Prishtinë, një person është goditur nga rryma, pas kontaktit me një kabllo të rrymës. Viktima mashkull, 49 vjeç, është dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes ndërkohë që janë njoftuar ekipet e KEDS-it”.