Lajme

Goditet me tullë në kokë një person në veri të Mitrovicës – pesë të dyshuar ia grabisin një zinxhir nga qafa

04/24/2024 10:18
nga:G C

Policia e Kosovës ka njoftuar se të martën rreth orës 00:10 në veri të Mitrovicës është sulmuar një person, nga pesë persona të tjerë të panjohur.

Sipas policisë, viktima është goditur me një mjet të fortë (tullë) në kokë.

“Viktima mashkull kosovar ka informuar se në hyrje të një lokali është sulmuar me një mjet të fortë (tullë) në kokë nga pesë persona të pa njohur dhe me forcë ia kanë grabitur një zinxhir nga qafa”, thuhet në raportin e policisë.

Ankuesi ka pranuar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar.