Një sulm izraelit të shtunën goditi një automjet që mbante vëzhgues të OKB-së jashtë qytetit kufitar të Libanit jugor, Rmeish, thanë dy burime sigurie për Reuters.
Nuk pati asnjë koment të menjëhershëm nga misioni paqeruajtës i OKB-së në Libanin jugor Unifil, i cili shoqëron vëzhguesit teknikë që monitorojnë Linjën Blu, e cila përcakton kufirin midis Libanit dhe Izraelit.
Ndërkaq, ushtria izraelite ka mohuar sulmin ajror ndaj automjetit.
“Në kundërshtim me raportimet, IDF [Forcat e Mbrojtjes së Izraelit] nuk goditi një automjet Unifil në zonën e Rmeish këtë mëngjes”, tha ushtria.