Euro2024

“Godita me sy mbyllur”, Asllani: Gjynah për golat e pësuar, mund t’i evitonim!

06/19/2024 17:29
nga:Mergim Rreci

Shqipëria barazoi 2-2 në ndeshjen e dytë të Grupit B ndaj Kroacisë teksa pas ndeshjes foli Kristjan Asllani.

Mesfushori theksoi se skuadra kuqezi mund t’i evitonte golat e pësuar ndërsa shtoi se gjithsesi janë të lumtur me një pikë.

“Ndeshje me shumë emocione, gjynah që nuk morëm tre pikët. Pësuam dy gola që mund t’i evitonim, pastaj mund ta fitonim ndeshjen në fund, por morëm një pikë jemi të lumtur. Mund të kishim bërë më shumë, por kjo është rruga. Rasti i humbur? Mendoja se do ta kapte topin Modric, godita me sy mbyllur, por çfarë të bëj? Futbolli kështu e ka”, u shpreh Asllani.